Deputeti i LDK-së, Paris Guri ditë më parë, përmes një postimi ka kërkuar nga deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, që “t’i kthej 200.000 euro”, raporton Gazeta Enigma.
E tek pas dy ditëve reagoi deputetja Pacolli, e cila theksoi se “nuk kam çka të kthej sepse nuk kam marr asgjë”.
Tutje ajo përmendi se motra e Gurit, e cila studion jashtë vendit, ka marrë mbështetje prej 15 mijë eurosh këtë vit nga Ministria e Kulturës.
“E dyta, jam gëzuar shumë për lajmin që motra jote sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku për studime jashtë vendit. Ajo është në mesin e 77 të rinjve përfitues vetëm sivjet, të cilët do të bëjnë master e doktoratë në botë”, tha ajo.
Tutje ajo shtoi se “Ajo çka di me siguri të plotë është që motra jote është mbështetur sepse e ka merituar. Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar”.
“Me kutin tënd po të gjykoja do të thosha: Paris, ktheji paret!”
Sipas Pacollit kjo mbështetje ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti 2. “Standardi që kemi ndërtuar ne është i thjeshtë – kush e meriton dhe i plotëson kriteret e thirrjes publike, përfiton! Motra jote do të shkollohet jashtë për t’i kontribuar shtetit tonë”. / Gazeta Enigma.