Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar Ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku për “hajni”.
Pacolli, i cili edhe më herët ka denoncuar disa skandale të Qeverisë, ka thënë se Çeku ka shpërblyer me 257 mijë euro vëllain e vet, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Përpos kësaj ai ka përmendur bashkëshortin e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, për të cilin tha se ka marrë 52 mijë euro nga Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Kulturës.
Përpos burrit të deputetes së VV-së, Çeku sipas pretendimit të Pacollit, ka shpërblyer me mijëra euro edhe familjaren e një deputeti tjetër të VV-së. Bëhet fjalë për motrën e deputetit, Artan Abrashi, për të cilën Pacolli thotë se ka marrë 255 mijë euro nga Çeku.
“Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Postimi i plotë:
Hajrulla Ceku, e ka shpërbly me
257 mijë euro vëllaun e vet,
255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit,
52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit.
Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!