Egzon Pacolli, nga i Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për një siç tha ai skandal, ku sipas tij Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka ndarë fonde publike për babën e asistentes së tij.
Pacolli ka akuzuar Krasniqin se e ka kthyer ministrinë “në pronë private“, dhe se, paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.
Në postimin e tij në të cilin ai ka bashkangjitur edhe një dokument, Pacolli ka deklaruar edhe se “ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet“.
Postimi: