Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën katër persona.
Ai u shpreh i tronditur nga ky lajm dhe shprehi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
“Jemi të tronditur nga lajmi për të paktën katër të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!” shkroi Pacolli në një postim në Facebook./Gazeta Enigma/