Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Bashkimi Evropian duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata.
Sipas tij, rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj.
Pacolli shtoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
“Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave”, shkroi ai në Facebook.