Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka shkruar për reagimin e Përparim Ramës ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës paralajmëroi se nuk do të ndajë buxhet nga paratë e taksapaguesve për kryetarë që nuk punojnë mirë, ose që vjedhin.
Pacolli ka thënë se kjo deklaratë u përjetua si kërcënim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, por sipas saj, kryeministri e kishte fjalën për zyrtarë të paaftë dhe të korruptuar.
“Kryeministri tha se nuk do ta japë buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë që nuk dinë të punojnë mirë, apo për ata që vjedhin. U lajmërua i pari dhe e pa si kërcënim. Por Kryeministri e kishte fjalën për hajnat dhe për ata që nuk dinë të punojnë. Pse u ndje i kërcënuar Përparim Rama?”, ka shkruar Pacolli.
