Ish-kryediplomati, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shkruar publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i një shteti është i interesuar të vijë javën e ardhshme në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen e pavarësisë.
Pacolli ka shkruar në Facebook se ia ka dërguar Kurtit mesazhin e këtij presidenti në WhatsApp dje.
“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet”, shkroi Pacolli.
Ai tha se ka punuar për këtë njohje, për të cilën, sipas Pacollit, nevojitet vetëm miratimi i kryeministrit.
“Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkroi Pacolli.
Postimi i plotë:
Letër kryeministrit Kurti,Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje. Me nderime, Behgjet Pacolli./Gazeta Enigma/