Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për mungesë investimesh në projekte infrastrukturore.
Pacolli në veçanti foli për rrugën Prishtinë – Gjilan, e cila sipas tij ndodhet në gjendje katastrofale.
Ai i tha Kurtit që gjatë udhëtimit me veturë të ulet në karrigen e parë dhe të shoh nga afër gjendjen e rrugëve.
“Nuk e di se sa i frekuenton rrugët regjionale të Kosovës, z.Kurti. Ndoshta nuk ka kaluar që moti rrugën Prishtinë-Gjilan sepse do ta vërente situatën katastrofale të kësaj rruge. Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët” – tha Pacolli.
“I lutem kryeministrit që në rrugëtimin e parë, të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve. Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar” – theksoi ai.