Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, u vu në siklet të madh kur gazetarja e Radiotelevizionit të Kosovës e hapi temën e parave për dajën, vëllain dhe bashkëshortin e saj.
Në momentin që gazetarja e RTK-së e pyeti për këto çështje, Pacolli e irrituar kërkonte shpjegime pse nuk ishte ftuar më herët për të sqaruar situatën.
“Pse nuk më ftuat që të flas në lidhje me këto akuza që po më sulmojnë?” tha ajo.
“Ju si gazetare kur unë jom sulmu kaq shumë për këto dy tema ish dashtë me m’thirrë atëherë me diskutu. Jo, jo, jo. Intervistën e vetme e kam dhanë te emisioni te Fidani. Nëse të intereson me i ditë detajet mundesh me shku me këqyr aty”, shtoi deputetja e VV-së.
Gazetarja insistoi që Pacolli të japë një përgjigje lidhur raportimet, por deputetja e LVV-së ka vazhduar të këmbëngulë se ky është një interes që është shfaqur vetëm pas shumë kritikave dhe sulmeve të drejtuara ndaj saj.
“Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë”, deklaroi Pacolli.