Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta “Enigma”.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngrirja e punës po i shkakton jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme. Ai shkruan se çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona.
“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona”, ka shkruar Pacolli.
Kreu i AKR-së, më tej shprehet se deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë. “Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, përfundoi Pacolli. /Gazeta Enigma/