Pacolli përgëzon kryeministrin Rama për hapjen e negociatave: Puna e mirë meriton lëvdata

Pacolli përgëzon kryeministrin Rama për hapjen e negociatave: Puna e mirë meriton lëvdata

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pacolli theksoi se sot është ditë e rëndësishme dhe historike për shqiptarët dhe sipas tij kjo rezulton nga puna e mirë.

“27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një ditë e rëndësishme dhe historike për shqiptarët që nga sot afron vendin drejt anëtarësimit përfundimtar. Puna e mirë meriton lëvdata. Urime popullit shqiptar dhe mikut tim, kryeministrit Edi Rama”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe , Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, tha se ky është moment historik dhe shtoi se të dyja shtetet kanë kryer reformat e duhura për të nisur negociatat e anëtarësimit në bllok.

“Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociatat për anëtarësimin në BE. Ky është suksesi juaj dhe i qytetarëve tuaj, që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht përkushtim për vlerat tona, keni treguar këmbëngulje dhe keni pasur besim te procesi i anëtarësimit”, tha von der Leyen, gjatë një konference për media në Bruksel.

Maqedonia e Veriut ka marrë statusin e vendit kandidat më 2005 dhe Shqipëria më 2014. Por, nisja e negociatave u bllokua për shkak të mosmarrëveshjeve për historinë dhe gjuhën mes Shkupit dhe Sofjes.

Related Articles