Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli kohëve të fundit ka filluar të shpërndajë fotografi nga rinia e tij.
Pacolli sot në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me nënën dhe babanë e tij, duke lënë një porosi domethënëse.
“Kurrë mos harroni nga vini, kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, shkroi Pacolli.
Pacolli kohë pas kohe poston fotografi me familjen e tij, për të cilën thotë se është shumë krenar. Ai asnjëherë nuk heziton të tregojë se çfarë ka kaluar për të arritur aty ku është sot./Gazeta Enigma/