Pacolli – Qeverisë: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara?

Pacolli – Qeverisë: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara?

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me gjendjen e veriut të Kosovës, ku tash e disa ditë gjendja ka qenë e tensionuar, shkruan GazetaEnigma.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka parashtruar disa pyetje adresuar Qeverisë Kurti.

“Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

A është vërtetë që në Veri nuk ka forca të Serbisë ashtu siç premtoi Presidentja apo atje ka forca të Serbisë dhe cilat janë ato? Kohet e fundit kemi parë pamje të Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm nga Veriu i Kosovës. Në këtë kontekst nevojitet sqarim: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit.

Related Articles