Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është aktiv në rrjete sociale, ku shpesh edhe replikën me komentuesit.
Pacolli bën shpesh postime në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe komentet që merr nga qytetarët janë të shumta.
Ai nuk heziton edhe të përgjigjet në komentet e qytetarëve në këtë rrjet social.
E lidhur me këtë, Pacolli ka deklaruar se në rrjete sociale sheh një vulgaritet të madh dhe gjuhë të urrejtjes.
“Jam vetë aktiv ne rrjete sociale, tentoj të komunikoj dhe të bashkëbisedoj me qytetarët”.
“Shpesh dhe posaçërisht në vitet e fundit e shoh një vulgaritet të madh në rrjete sociale, një gjuhë urrejtjeje që më përngjan me të djathtën radikale që e shohim në Evropë që kërcënon, terrorizon njerëz”, ka deklaruar Pacolli për SyriKosova.
“Shpresoj se do të ketë më shumë vetdijësim dhe përmirësim të komunikimit në rrjete sociale”, ka theksuar kreu i AKR-së./Gazeta Enigma/