Padia e KEK-ut ndaj Janina Ymerit, reagon Bajrami: Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim

Padia e KEK-ut ndaj Janina Ymerit, reagon Bajrami: Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas padisë së KEK-ut ndaj Janina Ymerit për shpifje, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka dështuar në luftën kundër asaj që ajo e quan “mafia energjetike”, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se “Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike”.

Tutje ajo ka shtuar se “Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka shkruar Bajrami.

Related Articles