Qeveria e Kosovas ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se pas 13 vjetësh po e bëjnë ndryshimin, duke unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim.
“Niveli i ri i pagës minimale do të jetë dy euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Kjo pagë minimale e re do të prekë mbi 150 mijë të punësuar të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj”, deklaroi Kurti sot gjatë mbledhjes së qeverisë. /Gazeta Enigma
Rritet paga minimale në 350 euro
