Pagesat e kujdestarive: Musliu – Shoshi kërkon llogari nga Vitia, ministri sërish me premtime

Pagesat e kujdestarive: Musliu – Shoshi kërkon llogari nga Vitia, ministri sërish me premtime

Deputetja Ariana Musliu – Shoshi ka kritikuar gjendjen në emergjencë, duke kërkuar që mediat të ftohen për të dokumentuar kushtet në të cilat punon stafi shëndetësor.

Ajo theksoi se për pesë ditë që kaloi në emergjencë, gjendja ishte “e tmerrshme” dhe kërkoi llogari nga Vitia se pse nuk janë paguar ndërrimi i natës për kujdestarët.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se shtesat për kujdestarinë dhe ndërrimin e natës do të paguhen në mënyrë retroaktive, duke përfshirë një shumë prej 4.45 milionë eurosh, dhe do të bëhen pagesat brenda tri javëve të ardhshme, më saktë me pagën e prillit,

“Ministër, më sinqeritetin me të madh të kisha lutë me i ftu edhe mediat, edhe shkojmë bashkë në emergjencë dhe e sheh se cilat janë kushtet që stafi veprojnë. Nuk ka më shumë se pesë ditë që isha në emergjencë, gjendja ishte e tmerrshme. Nuk është paguar ndërrimi i natës për kujdestaritë për muaj të tërë”, tha  deputetja Ariana Musliu – Shoshi.

“Nëse jeni me Timen, shkoni në emergjencë fotografoni numrin e shtretërve. Qytetarë të nderuar sot kam nënshkruar kontratën për qendrën e re dhe do të jetë qendër model, që do t’iu mundësojë të gjithë qytetarëve shërbim korrekt.

“Sa i përket pyetjes, keni të drejtë në janar, shkurt dhe mars, nuk janë ekzekutuar shtesat e kujdestarisë dhe ndërrimit të natës. Kjo gjë nuk është mundur të bëhet sepse buxheti është miratuar me shumë vonesë. Por për çdo punë që e bëjnë mjekët, kjo qeveri nuk do t’u mbetet borxh, dhe në mënyrë retroaktive do t’u paguhen, që kap vlerën prej 4 milionë e 450 mijë eurove. Që do të bëhet pagesa në javët në vijim. Edhe tri javë, me rrogën e prillit”, tha ministri i shëndetësisë, Arben Vitia. /

Related Articles