Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, vlerëson se nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon të zgjasë, tensionet mund të zbresin edhe në Ballkanin Perëndimor.
Pahor në një konferëncë për media gjatë vizitës në Turqi, tha se Ballkani Perëndimor meriton paqen dhe sigurinë, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor.
“Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, shtoi presidenti slloven.