Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët e interesuar, se ka rifilluar dhënie e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje, shkruan Enigma.
Aplikimi bëhet në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe funksionon komisioni mjekësor në përbërje të profesionistëve të profileve të ndryshme mjekësore.