Një automjet në lagjen nr. 18 në Korçë është bërë objekt kontrolli nga policia, pas dyshimeve për vendosje të lëndëve plasëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kanë kryer kontrollin e detajuar të mjetit.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se objekti i dyshuar ishte një pajisje GPS dhe jo lëndë plasëse.
