11 Nëntori shënohet si Dita e Veteranëve që filloi në festën e Ditës së Armëpushimit e që përkujton armëpushimin e 11 nëntorit 1918, në orën 11:00 (prandaj “ora e njëmbëdhjetë e ditës së njëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë”), e cila pezulloi luftimet aktive dhe i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Këtë ditë në Prishtinë e kanë shënuar ambasadorët e dy vendeve që dikur kishin armiqësi mes veti për të dhënë mesazhin se pajtimi është gjithmonë i mundshëm.
Gjermani Jorn Rohde dhe francezi Olivier Guerot kanë shënuar këtë ditë duke i nderuar disa nga ushtarët që humbën jetën në Kosovë.
“”Më në fund armët heshtin.” Shumë e menduan këtë 105 vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore mori fund pas vitesh vuajtje. Sot ne e përkujtuam këtë ngjarje me miqtë tanë francezë, përfaqësues të kosovës, komandantin e KFOR-it, gazetarët afganë e ukrainas dhe përfaqësues të korit diplomatik. Ne kemi mësuar se pajtimi është gjithmonë i mundshëm”, ka shkruar Rohde në X.
"At last the guns are silent." Many thought this 105 yrs ago, when WWI came to an end after yrs of suffering. Today we commemorated this event with our 🇫🇷 friends, 🇽🇰 reps, COMKFOR, 🇺🇦&🇦🇫 journalists & DiploCorps reps. We have learnt: reconciliation is always possible 🇩🇪🤝🇫🇷 pic.twitter.com/mOQtpSI1UI— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 11, 2023
Po, ashtu në X shkroi edhe Guerot, i cili tha se kjo ditë është kthyer në traditë në Prishtinë që Franca e Gjermania ta shënojnë bashkë.
“11 Nëntori është Dita jonë e Veteranëve. Në Kosovë është bërë traditë ta festojmë me miqtë tanë gjermanë si shenjë e qartë e Francës e Gjermanisë për pajtimin dhe miqësinë. I kam nderuar 18 ushtarët francezë që humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR për të mbrojtur të gjitha komunitetet”, ka shkruar ambasadori francez.
11 November is our Veterans Day. In 🇽🇰it has become a tradition to celebrate it with our 🇩🇪 friends as a clear sign of 🇫🇷🇩🇪 reconciliation and friendship. I paid tribute to the 18 🇫🇷 soldiers who lost their lives while serving in #KFOR to protect all communities #Armistice pic.twitter.com/FO9rJyPOWQ— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 11, 2023