Pajtohen Noizy dhe Gold AG

Pajtohen Noizy dhe Gold AG


Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën si Noizy dhe Arian Agushi (Gold AG) duket se i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre. 

Reperët janë pajtuar ditën e djeshme dhe ka qenë pikërisht Gold AG që e ka bërë të ditur këtë lajm, duke shpërndarë një fotografi nëpër rrjete sociale.

Më herët, Goldi ka thënë se me Noizyn nuk është takuar prej një kohe të gjatë, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq”, është shprehur Arian Agushi para disa kohësh në një interviste.

Related Articles