Pakoja Ekonomike Financiare e Kurtit, Bajrami:  Pako për blerje votash

Pakoja Ekonomike Financiare e Kurtit, Bajrami:  Pako për blerje votash

Qeveria e Kosovës ka proklamuar se ka përgatitur një Pako Ekonomike Financiare për përballjen me inflacionin, që kap shumën 200 milionë euro.

E për këtë, kryeministri Albin Kurti, u kritikua nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, e cila e akuzoi se qëllimi është për blerje votash.

Sipas saj, pakot e tilla tashmë kryeministri i ka bërë ‘zakon’ në kohë fushatash.

“Këtë e dimë që z. Kurti, po e bën në secilat palë zgjedhje. Mirëpo, më lejoni t’ju them qytetarëve të Republikës së Kosovës se pavarësisht se a u jep z. Kurti në kohën e fushatës nga 100 euro studentëve, nga 150 euro pensionistëve shtesë, grave lehona, punëtorëve në sektorin publik ose edhe atyre në sektorin privat, assesi kjo nuk e mbulon normën e inflacionit e cila është në Kosovë. Sepse duke mos hequr akcizën dhe duke mos hequr TVSh-në për produktin e naftës, me këtë mungesë të reagimit z. Kurti dhe qeveria e tij ka ndikuar që të rritet çmimi i secilit produkt”, deklaroi Bajrami në Klan Kosova.

Related Articles