Deputeti Pal Lekaj, në Kuvendin e Kosovës, ka folur për çështjen e Trustit ku i ka bërë thirrje deputetëve të partisë në pushtet që ta votojnë ligjin për trustin.
Lekaj u deklarua se partia në pushtet duhet t`i lë anash inatet politike dhe të votojnë për Trustin meqë sipas tij çmimet e produkteve bazë janë rritur shumë.
“Muajt e fundit nga tereni me takimet me qytetarët po shohim se janë lodhur nga rritja e çmimit të secilit produkt e shërbimit në vend. Qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmën e shtetit . Ju them ta leni krenarinë anash, leni anash ndjesinë e fituesit dhe inatet politike. Kthejeni shpresën te qytetari dhe ta ndalim trendi ne ikjes së qytetarëve nga Kosova sepse çdo i dytë dëshiron ta lë Kosovën. Prandaj në emër të qytetarëve që përfaqësoj ju lutem dhe ju bëjë thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitivë këtë projektligj”, tha deputeti i AAK-së. / GazetaEnigma