Kurorëzimi i mbretit Charles III do të bëhet më 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër, njoftoi të martën Pallati Buckingham.
Ndërsa mbreti Charles III merr fronin, ndryshime të mëdha priten për familjen mbretërore.
“Ceremonia ka ruajtur një strukturë të ngjashme për më shumë se një mijë vjet dhe kurorëzimi i vitit të ardhshëm pritet të përfshijë të njëjtat elementë thelbësorë duke njohur frymën e kohës sonë”thuhet nw njoftimin e Pallatit Mbretëror.
Charles, 73 vjeç, u bë monark i Britanisë muajin e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Disa ditë pas vdekjes së saj, Charles u konfirmua zyrtarisht si Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar në një ceremoni në Pallatin e St.
Megjithatë, kurorëzimi i tij është planifikuar për vitin e ardhshëm për të lejuar një periudhë të përshtatshme kohore për të mbajtur zi për sovranin e mëparshëm dhe për të planifikuar ceremoninë.