Në parkingun e një ndërtese në Kalabri (Emshir) të Prishtinës mbrëmë ra zjarr.
Banorët e kompleksit banesor u detyruan të dalin jashtë ndërtesës, teksa 13 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore.
Në konfirmimin zyrtar të policisë, mbrëmë u deklarua se janë duke vijuar ekzaminimet e nevojshme hetimore.
“Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë. Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Dy fëmijë u shpëtuan fillimisht e më pas edhe banorët e tjerë që ishin ngujuar brenda ndërtesës.