Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur me një incident për njërin nga tifozët e pranishëm në stadium.
Pas fundit të takimit, një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit, duke marrë goditje serioze në kokë.
Menjëherë kanë ndërhyrë stafet mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë ndërkohë që me anë të ambulancës në stadium, është nisur në drejtim të spitalit të qytetit të Durrësit, raporton mediumi shqiptar, PanoramaSport.