Në videon e mëposhtme është momenti kur gjashtë komandantë rusë u vranë në një pritë ukrainase, sipas një prej oficerëve të lartë të Kievit.
Pamjet dramatike fiksojnë momentin se si një autokolonë me dy automjete – që thuhet se po transportonte komandantët rusë nga një takim – u godit nga një raketë antitank.
Pamjet, që mendohet se janë kapur në vijën e frontit të Donbasit pranë Avdiivkas, tregojnë se si automjeti i parë u hodh në erë përpara se i dyti të përmbysej.
Videoja u postua në internet të premten nga Anatonly Shtefan, i cili është një kolonel në Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Shtefan, i cili pseudonimin ‘Stirlitz’ në rrjetet sociale, tha se sulmi u krye nga trupat e brigadës së 56-të të Motorizuar.
Sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, kjo brigadë është aktualisht në veprim rreth Avdiivka, që ndodhet disa milje në veri të qytetit të Donjeckut të kontrolluar nga Rusia. /abcnews.al