Tre ditët e fundit Serbia është tronditur vazhdimisht nga vrasjet e rënda dhe numri i madh i viktimave.
E fundit u shënua një natë më parë ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë.
Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Urosh B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit, tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.
Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj. “Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e 21-vjeçarit.
MPB-ja ka publikuar një video të arrestimit.