Pamje nga aeroporti, Gjokoviq nën përcjelljen e policisë e lëshon Australinë

Pamje nga aeroporti, Gjokoviq nën përcjelljen e policisë e lëshon Australinë

Tenisti serb Novak Gjokoviq, është larguar nga Australia.

Gjokoviq në aeroport ka qenë i përcjellur nga Policia australiane deri merrte rrugën për të hipur në aeroplanin që e dërgon për në Dubai.

Ai u detyrua të largohet pasi gjykata në Austali e la në fuqi vendimin e qeverisë për t’ia anuluar atij vizën.

Kështu tenistit serb i pamundësohet pjesëmarrjen në garën e njohur “Australia Open”.

Ndërsa, pas vendimit tëlargimit të tij aj ka reagur për herë të parë.

“Do të doja të bëja një deklaratë të shkurtër për të adresuar rezultatet e seancës së sotme të Gjykatës. Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit për anulimin e vizës sime, që do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open. Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga Australia. Ndihem i jo mirë që fokusi i javëve të kaluara ka qenë tek unë dhe shpresoj që të gjithë tani mund të fokusohemi në lojën dhe turneun që dua. Do të doja t’u uroj lojtarëve, zyrtarëve të turneut, stafit, vullnetarëve dhe tifozëve të gjithë më të mirën për turneun”, është shprehur Djokovic./Gazeta Enigma/

Related Articles