Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, ku makina ‘Benz’ me targa AA 309 NU ka dalë nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe duke u përmbysur.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Besnik Samurri rreth 38 vjeç, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën, raporton A2 CNN.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.