Pamje nga aksidenti në Strellc të Deçanit ku mbetën të lënduar 5 persona

Pamje nga aksidenti në Strellc të Deçanit ku mbetën të lënduar 5 persona

Një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi Gashi. /Gazeta Enigma/

Related Articles