Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm në Brezovicë, ku humbi jetën një grua 54-vjeçare.
E ndjera ishte me kombësi amerikane, teksa humbi kontrollin duke skijuar dhe u zu nga një ortek bore.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.
“Është gjetur pa shenja jete shtetasja Amerikane në qendren e skijimit në Brezovicë.E ndjera ishte zën nga orteku i borës tek Folea e Shqiponjes”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.