Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar sot pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë, duke treguar për progresin e dukshëm në punimet e kësaj rruge vitale.
Ai theksoi se, megjithëse punimet janë hasur në pengesa, ekipi është angazhuar për të avancuar projektin, shkruan Gazeta Enigma.
“Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur,” shprehu Aliu, duke nënvizuar përkushtimin për përfundimin e këtij projekti.
Megjithatë, ministri nuk ka ofruar një afat të saktë për kur pritet të përfundojnë punimet, duke lënë të hapur pyetjen për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se kur do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë infrastrukturën e re.
Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një prioritet për Qeverinë, e cila synon të përmirësojë lidhjet midis Prishtinës dhe Podujevës./GazetaEnigma/