Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor ka dhënë detaje të aksionit, pas shpëtimit të pjesëtarit të Ambasadës britanike, i cili kishte mbetur në malet e Sharrit.
SHKSHMK bën të ditura detajet nga momenti kur kanë pranuar thirrjen telefonike për ndihmë, deri kur pjesëtari i Ambasadës ishte evakuuar me një helikopter të KFOR-it, pasi u janë dhënë koordinatat nga SHKSHMK-ja.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës bën të ditur se në orën 14:20 të së hënës kishin pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.
“ShKShMK menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për aksidentin dhe ka filluar koordinimim e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.
Fatmirësisht është arritur që të kontaktohet i lënduari (shtetas i huaj) dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendndodhjes së tij.
https://cdn.vpplayer.tech/agmipnzs/player/ptkzurlx/vjsnkjqb.html
Me anë të telefonit është kontaktuar edhe personi i dytë që ka qenë në aktivitetin bjeshkatarisë së bashku me të lënduarin, por nuk kishte pasur qasje vizuele te i lënduari shkaku i terrenit malor”, thuhet në njoftim.
Më tej, SHKSHMK ka këshilluar te dytë në telefon për të qëndruar të qetë dhe iu është treguar për elemente të tjera të sigurisë.
“Në një koordinim të shpejtë me policinë dhe qendrën skitare është mundësuar transportimi i shpejtë i shpëtuesve malor me teleferik në pikën më të lartë, dhe nga aty tre shpëtues malor të ShKShMK-së, një policë i Kosovës dhe një shpëtues i qendrës skitare të Brezovicës, kurse skuadra tjetër e ShKShMK ishin nisur për tu ngjitur drejt të lënduarit me pajisje për ndihmë dhe evakuim tokësor.
Ndërkohë ekipet e Zjarrfikësve nga Shtërpca kishin filluar mbështetjen dhe afrimin në zonë”, thuhet më tej.
Sipas Shërbimit të Kërkim Shpëtimit i lënduari është lokalizuar shumë shpejtë në orën 16:25 në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq masivi i Piribregut/Malet e Sharrit”, i cili fatkeqësisht kishte rrëshqitur në faqe malore rreth 450 m, dhe pa humbur kohë i është dhënë ndihma e parë.
“Pas një koordinimi të vazhdueshëm me institucionet e RKS-së dhe KFOR-in kemi kërkuar që të bëhet evakuimi nga ajri, shkaku i natyrës së lëndimeve.
Pa vonuar shumë, një helikopter i KFOR-it ka mbërritur në koordinatat e dërguara nga anëtarët tanë dhe i lënduari është evakuuar deri te helikopteri dhe është transportuar deri në kujdesin mjekësor
Të lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion: ShKShMK, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KFOR-in, Kërkim-Shpëtimin e Brezovicës, Qendrën Skitare të Brezovicës, vullnetarët të tjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.