Një aeroplan luftarak rus SU-34 është rrëzuar në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Ky është incidenti i dytë i tillë sot, pasi një helikopter supozohet se u rrëzua në të njëjtin rajon.
Videot e postuara në mediet sociale ruse duket se tregojnë një helikopter transporti Mi-8 duke u rrëzuar në të njëjtin rajon.
Një video që publikoi mediumi Nexta në Twitter tregon momentin kur helikopteri qëllohet nga larg e më pas shpërthen në flakë.
Pamje të momentit të rrëzimit të aeroplanit SU-34 gjithashtu janë publikuar në rrjetet sociale.
Si rrjedhojë e të dy incidenteve kanë mbetur të vdekur të dy ekuipazhet e dy aeroplanëve, transmeton Telegrafi.