Pamje nga përplasja e Klodian Duros me shefin e sigurimit të Niklit (Video)

Pamje nga përplasja e Klodian Duros me shefin e sigurimit të Niklit (Video)

Feronikeli ka pësuar humbje shokuese nga Arbëria 0-1 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Skuadra nga Dobraja ka befasuar të gjithë, teksa me këtë fitore është futur fuqishëm në garë për mbijetesën. Teksa pas ndeshjes trajneri Klodian Duro ishte duke dhënë intervistë, aty është afruar shefi i sigurisë së Feronikelit.

“Me qenë si ti isha larguar menjëherë nga këtu. Nuk ke se çfarë lyp në Drenas më”, deghjohet teksa i thote ne video me poshte shefi i sigurisë së Feronikelit trajnerit Duro.

Duro e largoi duke thënë se bisedojmë pastaj, por ai insistonte që trajneri ta ndërpriste intervistën. Gjithesesi, pas përfundimit të intervistës së Duros, zotëria që ka post te Nikli, tha se Duro duhet të largohet nga klubi, pasi sipas tij, i ka sjelle shumë të këqija Feronikelit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas kësaj humbje dhe pas kësaj skene në Drenas.

Klodian Duros i kërkohet dorëheqja live ❎ Shikoni reagimin e shefit të sigurimit të Feronikelit, Adem Bucolli

Klodian Duros i kërkohet dorëheqja live ❎Shikoni reagimin e shefit të sigurimit të Feronikelit, Adem BucolliPosted by Sporti në KlanKosova on Tuesday, April 27, 2021

Related Articles