Beteja në Formula 1 mes liderit të kampionatit, Max Verstappen dhe kampionit në fuqi Lewis Hamilton ka mundur të përfundonte me fatalitet për vozitësin britanik, pas përplasjes mes tyre të dielën në Italian Grand Prix.
Hamilton dhe Verstappen po luftonin kokë me kokë kah mesi i garës kur makinat e tyre u përplasën në një kthesë.
Të dy vozitësit shpëtuan pa lëndime, por Hamilton është me fat pasi shumë lehtë ka mundur të pësonte rëndë nga ajo përplasje.
Përplasja ndodhi në rrethin e 26 të garës në Monza kur Verstappen po afrohej drejt një kthese me shpejtësi 362kmh.
Verstappen u përpoq ta kalonte Hamiltonin nga ana majtë, por doli nga pista dhe u përplas në britanikun.
Goma e djathtë e formulës së vozitësit holandez e goditi kabinën e formulës së Hamiltonit dhe britaniku shpëtoi vetëm falë rrethit të kabinës, përndryshe do të pësonte një goditje fatale në kokë.
Vlerësohet se Verstappen ishte ai që e shkaktoi përplasjen dhe si pasojë u dënua me tri pozita në garën e ardhshme në Rusi më 26 shtator.