Ish-missi Zana Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin Isni Jemini të paguajë rreth 200 mijë euro përmes shantazhit me video-intime, ku një pjesë e tyre, para të gatshme dhe një veturë luksoze.
Ndryshe, hetimet ndaj Berishës për shantazh ndaj ish të dashurit kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.
Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.
Ndërsa në Kosovë ai ka një shtëpi luksoze në Prizren dhe një banesë. Banesa e tij ka 400 metra katrorë dhe ka tri dhoma gjumi.
Po ashtu edhe enterierit i është kushtuar rendësi e veçantë.