Policia e Kosovës sot sërish është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore.