Pamje para se autobusi polak në Kroaci të aksidentohej

Pamje para se autobusi polak në Kroaci të aksidentohej
Mediat kroate kanë publikuar pamjet e sigurisë në autostradën A4 në Kroaci të autobusit që po vinte nga Polonia shtatë minuta para aksidentit, që la të vdekur 12 persona.

Siç raporton Index.hr, në video shihet autobusi që lëviz normalisht në autostradë në korsinë e djathtë dhe nuk vërehet asnjë sjellje e pazakontë e shoferit.



Shtatë minuta më vonë, autobusi doli nga autostrada. 11 persona vdiqën në vend, ndërsa personi i 12-të vdiq në spital.

32 persona kanë mbetur të plagosur, 19 prej tyre në gjendje të rëndë. Në gjendjen më të rëndë, është një person të cilit i rrezikohet jeta dhe iu është nënshtruar një operacioni të gjatë për t’i shpëtuar jetën. 

Related Articles