Pamje: Policia Shqiptare po kujdeset për sigurinë e futbollistëve serbë në Tiranë

Pamje: Policia Shqiptare po kujdeset për sigurinë e futbollistëve serbë në Tiranë

Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar  “Nënë Tereza” Rinas  drejt Tiranës.

Në një postim në Facebook bëhet e ditur se masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit,  duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

“Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm”, thuhet në postimin e policisë, ku po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve dhe tifozëve sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.

Related Articles