Pamje të aksionit të gjerë të ATK-së kundër këngëtarëve dhe diskotekave

Pamje të aksionit të gjerë të ATK-së kundër këngëtarëve dhe diskotekave

Në emisionin “Kallxo Përnime” po shfaqen pamjet ekskluzive të operacionit të gjerë tatimor kundër këngëtarëve dhe diskotekave në gjithë Kosovën.Këngëtarë të shumtë të estradës shqiptare, diskoteka, salla dasmash dhe DJ kanë qenë cak i një kontrolli të gjerë tatimor në të cilin u përfshinë mbi 100 zyrtarë të ATK-së.

Me një plan të detajuar kontrolli, ku detyra morën hetues të ATK-së dhe zyrtarë të inteligjencës së këtij institucioni, në cak ishin të gjitha diskotekat të cilat ndodhen në shtatë rajonet e Kosovës.

Qëllimi i kontrolleve ishte verifikimi dhe vlerësimi i deklarimeve tatimore nga ana e këngëtarëve dhe bizneseve si dhe kontrolli për punëtorë të padeklaruar, të cilët angazhohen gjatë verës nëpër ndeja.

Kontrolli u realizua në dy diskoteka në komunën e Gjakovës, ku u konstatuan parregullsi të mëdha tatimore.

Të dhënat e grumbulluara nga kjo njësi tregojnë për shmangie dhe shkelje të mëdha tatimore të cilat dalin të jenë shokuese.

Këngëtarë me famë në Kosovë, që ngasin vetura të shtrenjta dhe bëjnë jetë luksoze, janë hasur në kontrollet e ATK-së duke kënduar për vetëm 500 euro.

Puna e gjatë e Administratës Tatimore ka bërë që para se të fillonte operacioni tatimor, Njësia e Inteligjencës të mblidhte listën e pasurisë së deklaruar të këngëtarëve, listën e veturave luksoze dhe listën e ndejave për të cilat ishin kontraktuar paraprakisht.

Të gjitha këto informacione ishin mbledhur me qëllim të ballafaqimit të pasurisë së këngëtareve me deklarimet e tyre tatimore në shtet.

Related Articles