Pamje të frikshme nga sulmi në Francë/ Siriani plagos disa herë me thikë fëmijën në karrocë

Pamje të frikshme nga sulmi në Francë/ Siriani plagos disa herë me thikë fëmijën në karrocë

Pamje të frikshme janë publikuar në rreje sociale nga sulmi me thikë në Francë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona, mes tyre katër fëmijë.

Në video shihet momenti kur shtetasi sirian futet në këndin e lodrave të fëmijëve dhe sulmon një grua që po shëtiste foshnjën e saj në karrocë.

Ajo vazhdimisht bërtiste dhe bënte thirrje për ndihmë dhe me trup mbulonte fëmijën, megjithatë sulmuesi arrin t’i afrohet karrocës dhe disa herë ta të qëllojë vogëlushin me thikë.

Mediat franceze, raportojnë se gruaja në video është me profesion edukatore, kurse sulmuesi i afrohet edhe një gruaje tjetër, por ajo arrin të largohet së bashku me fëmijën që e mbante në krahë.

Kujtojmë që emigranti nga Siria theri me thikë katër fëmijë dhe dy të rritur në qytetin francez Annecy, kanë bërë të ditur nga zyra e kryeprokurorit.

Related Articles