Ky është momenti kur efektivi i policisë në Durrës përplaset nga një shofer i dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë, te vijat e bardha. Në pamjet e bëra publike në media duket një automjet që vjen me shumë shpejtësi dhe aksidenton policin.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.