Pamje të rënda nga aksidenti në Tunelin e Kalimashit ku mbeten të vdekur dy persona dhe tre të lënduar

Pamje të rënda nga aksidenti në Tunelin e Kalimashit ku mbeten të vdekur dy persona dhe tre të lënduar

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë. Bëhet e ditur se një autobot ka përplasur 2 makina pranë tunelit të Kalimashit. Raportohet për dy viktima dhe tre persona të lënduar.

Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti:

Related Articles