Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Një rast i tillë ka ndodhur të në Gjakovë, ku janë përfshirë disa të rinj.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje derisa disa persona shihen duke u përleshur fizikisht e që sipas sinjalizuesit përleshja ka ndodhur në shtator të këtij viti.
Sipas pamjeve, në përleshje janë të përfshirë disa të rinj që me vete kanë çanta shkollore.