Pamje të rralla nga Prelezi i Muhaxherëve pas luftës, Jakaj rikthen në kujtesë 5 prillin 1999

Pamje të rralla nga Prelezi i Muhaxherëve pas luftës, Jakaj rikthen në kujtesë 5 prillin 1999

Më 5 prill 1999, forcat serbe hynë në fshatin Prelez të Muhaxherëve me dhjetëra tanke dhe mjete të rënda ushtarake, duke dëbuar dhunshëm banorët nga shtëpitë e tyre.

Sipas rrëfimit të Sahit Jakajt, pas dëbimit të popullsisë, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe u vendosën në shtëpitë e banorëve, të cilat i përdorën si pozicione për strehim dhe vendosje të makinerisë ushtarake.

Jakaj ka publikuar pamje të filmuara rreth një muaj pas përfundimit të luftës, të cilat tregojnë pasojat e luftimeve në fshat. Në pamje shihen edhe shtëpitë e Isuf Vranovcit dhe Sahit Feratit, ku gjatë luftës ishin vendosur forcat dhe tanket serbe dhe që më pas ishin goditur gjatë bombardimeve të NATO-s.

“Këto pamje janë xhiruar menjëherë pas përfundimit të luftës, rreth një muaj më vonë, dhe dëshmojnë pasojat që lufta kishte lënë në fshatin tonë. Në video shihen, ndër të tjera, shtëpitë e Isuf Vranovcit dhe Sahit Feratit, ku gjatë luftës ishin vendosur forcat dhe tanket serbe dhe të cilat më pas ishin goditur gjatë bombardimeve të NATO-s.

Pamjet tregojnë një pjesë të asaj që la pas lufta: shtëpi të shkatërruara, një fshat të dëbuar dhe gjurmët e një makinerie ushtarake që kishte zënë vend mes shtëpive të civilëve.

Sot, këto shtëpi janë rindërtuar. Është rindërtuar edhe Prelezi i Muhaxherëve”, ka shkruar Jakaj.

Related Articles