Pamjet e atentatit në Shkozet, momenti kur shpërthen në lëvizje automjeti i Mustafës

Pamjet e atentatit në Shkozet, momenti kur shpërthen në lëvizje automjeti i Mustafës

Janë publikuar pamjet e atentatit në Shkozet, ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë momenti kur mjeti i Aldi Mustafës shpërthen në lëvizje.

Makinës të cilës i është vendosur eksploziv është një Golf 5 me ngjyrë të zezë. Eksplozivi është vendosur në gomën e pasme të mjetit dhe ka shpërthyer në momentin që makina ka qenë në lëvizje.

Nga informacionet e para bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, raporton Euronews Albania.

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës.

Related Articles