Pamjet e rënda të keqtrajtimit të vajzës së mitur në Gjilan nga bashkëmoshataret e saj

Pamjet e rënda të keqtrajtimit të vajzës së mitur në Gjilan nga bashkëmoshataret e saj

Një vajzë e mitur është rrahur në mënyrë brutale nga disa bashkëmoshatare të saj në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Në pamjet e publikuara nga Klankosova shihet se e mitura është e shtrirë në tokë teksa mbi të janë disa vajza të tjera e godasin me shuplakë dhe ia vendosin këmbën në kokë.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria.

“Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, tha Hashani.

Related Articles